Para 135 vjetësh, piktori Van Gogh preu veshin e tij
Vincent van Gogh është një nga emrat më të njohur në botën e artit.
Përveç bagazhit artistik, ai la pas vetës edhe një histori të çuditshme dhe kontroverse.
Gjeniu holandez hyri në historinë e artit si një ikonë në lëvizjen e post-impresionizmit, mirëpo ai njihet edhe për një gjest bizar.
Më 23 dhjetor 1888, Vincent van Gogh preu veshin e tij me një brisk dhe pastaj e pikturoi veten.
Ende nuk dihet me siguri se çfarë e shtyri piktorin të veprojë kështu. Mirëpo dihet botërisht se ai ka bërë një jetë të vështirë dhe vetëm pas vdekjes së tij emri i tij u popullarizua.
Sidoqoftë, një version i pranuar gjerësisht në historinë e artit është se ai preu laprën e veshit të tij pas një sherri me piktorin Paul Gauguin dhe më pas ia dha atë një prostitute të quajtur Rachel nga dashuria që kishte për të.
Gjatë karrierës së tij artistike, holandezi ka realizuar disa autoportrete. Mirëpo një ndër më të njohurat prej tij mbetet “Autoportreti me vesh të fashuar”.