Papa: Tre gjuhët që u duhen të rinjve sot
Në fjalën e radhës Papa Françesku ka folur për të rinjtë, tre gjuhët që atyre u duhen dhe sekretin e edukimit.
Nuk bëhet fjalë për gjuhë të huaj, por për gjuhën e kokës, të zemrës dhe të duarve.
“Tre gjuhët që u duhen të rinjve janë: të kokës, të zemrës dhe të duarve. Ky është sekreti i edukimit: të mendoni atë që ndjeni dhe bëni, të ndjeni atë që mendoni dhe bëni, të bëni atë që ndjeni dhe mendoni. Ky është thelbi, mos harroni”, tha Papa.