Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi
Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një “pajisje e dyshimtë” është gjetur në njërën prej rrotave të veturës së tij, pasi e kishte dërguar te mekaniku.
Ish-deputeti Daut Haradinaj ka shkruar në Facebook se shteti nuk mbahet me persekutim dhe përgjim të gazetarëve apo pronarë të mediave që paguajnë taksa në këtë Republikë.
“Kushdo që ka vendos GPS në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi, dëshmon qartë qëllimin negativ apo edhe kanosjen. Ky mjet përgjimi i lëvizjes e ka bazën monitoruese dikund, prandaj hetuesia duhet të vihet në lëvizje dhe ta zbardh këtë rast sa më parë”, ka shkruar Haradinaj.