
Pagesë më e lehtë e faturave: Bashkëpunim i ri ndërmjet Postës dhe KRM “Pastrimi”
Nga sot, qytetarët e komunave; Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Obiliq dhe Podujevë mund të paguajnë faturat mujore të mbeturinave të KRM “Pastrimi” në të gjitha sportelet e Postës së Kosovës.
Ky shërbim ofrohet falë një marrëveshjeje të re bashkëpunimi ndërmjet Postës së Kosovës dhe KRM “Pastrimi”, që synon të sjellë një përvojë më të qasshme, të sigurt dhe efikase për qytetarët.
Me rrjetin e gjerë të zyrave postare në të gjitha komunat e përfshira dhe përtej, qytetarëve u mundësohet pagesë më e afërt dhe pa pritje, duke lehtësuar ndjeshëm procedurat e rregullta mujore.
Posta e Kosovës – zgjidhja juaj për pagesa të shpejta, të sigurta dhe pranë jush.