HomeAktualePagat në Kosovë u rritën mbi 15%, sektori privat mbetet me pagat...

Pagat në Kosovë u rritën mbi 15%, sektori privat mbetet me pagat më të ulëta

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë, 2025”, i cili paraqet të dhëna mbi pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorit publik (administrata), ndërmarrjeve publike, sektorit privat dhe aktiviteteve ekonomike.

Në vitin 2025, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 713 euro, krahasuar me 639 euro në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 11,6 %.

Ndërkaq paga mesatare neto arriti në 636 euro, nga 552 euro sa ishte në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 15,2 %.
Në sektorin publik (administrata), paga mesatare bruto u rrit nga 755 euro në 840 euro, ose për 11,3 %, ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 668 euro në 744 euro, ose për 11,4 %.

Në ndërmarrjet publike, paga mesatare bruto u rrit nga 783 euro në 915 euro, duke shënuar rritje prej 16,8 %, ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 685 euro në 812 euro, ose për 18,5 %.

Në sektorin privat, paga mesatare bruto u rrit nga 598 euro në vitin 2024 në 666 euro në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 11,4 %, ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 513 euro në 596 euro, ose për 16,2 %.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.
Në vitin 2025, aktiviteti ekonomik me nivelin më të lartë të pagës mesatare, si bruto ashtu edhe neto, ishte “Informim dhe komunikim”, me 1,216 euro bruto dhe 1,068 euro neto. Pas tij renditet aktiviteti “Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar”, me 1,133 euro bruto dhe 1,000 euro neto. Në anën tjetër, niveli më i ulët i pagave u regjistrua në aktivitetin “Shërbime të tjera”, me 425 euro bruto dhe 387 euro neto.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...