Pagat e vogla: Punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë hyn në grevë nga nesër

Pagat e vogla: Punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë hyn në grevë nga nesër

Punëtorët teknik të sektorit privat që kryejnë shërbime për disa shkolla të Komunës së Prishtinës, nesër do të hyjnë në grevë me afat të pacaktuar.

Njoftimin e ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka njoftuar se greva do të nis në orën 08:00.

Po ashtu, sipas njoftimit, ata po hyn në grevë për shkak të maltretimit që po iu bëhet me paga dhe ato shumë të vogla.