Paga ka mbetur e njëjtë, çmimet janë rritur

Paga ka mbetur e njëjtë, çmimet janë rritur

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Kelmendi, ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e standardit të jetesës në Kosovë.

Sipas tij, rritja e kostos së jetesës nuk është shoqëruar me rritje të pagave, duke e bërë më të vështirë përballimin e shpenzimeve, njofton Klankosova.tv.

“Jemi dëshmitarë, sepse shporta jonë e dinë sesi jetojmë. Për shembull, me pagën e një profesori para pesë vitesh kisha një mirëqenie më të mirë, ndërsa tani paga ka mbetur e njëjtë, por kostoja e jetës ka shkuar lartë”, tha Kelmendi, në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon në vijim: