HomeEkonomiPaga e 13 dhe shtesa e përvojës, qeveria ndan 102 milionë euro

Paga e 13 dhe shtesa e përvojës, qeveria ndan 102 milionë euro

spot_img

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.

Projektligji i miratuar parasheh që pjesa kryesore e mjeteve të shkojë në kontingjencën e pagave, për ta mbuluar pagën e 13 për punonjësit e sektorit publik dhe shtesën e përvojës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se pagesat retroaktive do të mbulojnë periudhën nga hyrja në retroaktive për diferencën e shtesës prej 0.5-përqindësh për përvojën e punës.

“Që nga ky vit, me anë të Ligjit për Ndarje Buxhetore, e kemi mbuluar shtesën prej 0.5-përqindësh, mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar”, tha Murati në mbledhjen e qeverisë.

Nga rialokimi janë paraparë edhe 20 milionë euro për pensionet bazike, me qëllim të mbulimit të kostos së rritjes së numrit të pensionistëve.

Murati tha se këto mjete do të përdoren për ta mbuluar “rritjen e natyrshme të pensionistëve”.

Paga e 13 për punonjësit e sektorit publik ishte ndarë edhe gjatë vitit të kaluar.
Shtesa prej 0.5-përqindësh u bëhet punonjësve të sektorit publik për çdo vit përvojë pune.

Pra, një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte shtesë 5 për qind mbi pagën bazë, por kjo shifër u ndërrua me Ligjin për Paga më 2022.

Për 15 vjetët e parë ajo u përgjysmua në 0.25 për vit, e më pas u bë 0.5 pas vitit të 15. Gjykata e ka shpallur këtë antikushtetues.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...