Pacolli viziton Hashim Thaçin në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka realizuar një vizitë në Hagë, ku takoi ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim.
Në një postim në Facebook, Pacolli bëri të ditur se gjendja morale dhe fizike e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte e mirë, duke shprehur besimin e tij në procesin gjyqësor.
“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi,” shkroi Pacolli.