
Pacolli bashkë me udhëheqjen e FFK-së në shortin e “Play Offit” për Kupën e Botës 2026
“Sot, në selinë e FIFA-s në Zyrih, po zhvillohet shorti për playoff-et. Shpresojmë që ky event të na sjellë fat dhe, mbi të gjitha, edhe më shumë kurajë e motivim për skuadrën tonë. Ishte kënaqësi të marr pjesë në këtë aktivitet si mysafir dhe të takoj ekipin e vendit tonë, të udhëhequr nga miku im, kryetari Agim Ademi”, ka shkruar në rrjetet sociale biznesmeni Behgjet Pacolli.
