“Pacienti vdiq”, Mjeku Kurteshi foli për skandale brenda QKMF-së – Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve

“Pacienti vdiq”, Mjeku Kurteshi foli për skandale brenda QKMF-së – Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve

Leotrim Kurteshi, shef i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan “Dr.Nagip Rexhepi” njoftoi dorëheqjen dhe foli për disa shkelje nga ana e personelit shëndetësor aty, madje në një rast ai pretendon se mjeku i Urgjencës nuk i është përgjigjur thirrjes së pacientit për ndihmë dhe për pasojë pacienti vdes. Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Express nisjen e hetimeve.

E pyetur nga Gazeta Express nëse Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetime për rastin brenda QKMF-së siç pretendon mjeku Leotrim Kurteshi, zëdhënësja Liridona Xheladini tha:

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore në mënyrë që të sqarohen pretendimet lidhur me këtë çështje”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, për Gazetën Express.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, paralajmëron se edhe prokurori i OMK-së shumë shpejtë do të nis hetimet për këtë rast.

“Lajmin e kemi nga mediat dhe besoj se Prokurori i Odës do fillojë shumë shpejt me hetimet rreth këtyre pretendimeve të dr.Kurteshit”, tha Sejdiu në një përgjigje për Gazetën Express.

Ndërkohë, në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook, mjeku Kurteshi tha se “infermierët e Urgjencës janë parë duke pirë kafe në orar të punës”.

Megjithatë shkeljeve të evidentuara siç pretendon ai, Kurteshi tha se nuk i kanë ardhur në mbledhje Drejtori i QKMF-së, zv.drejtoresha e as kryeshefja.

“Me datën 29.06.2024, një ankues mashkull është paraqitur në urgjencën e QKMF-së me ankesë se ka thirrur shërbimin e Urgjencës në orën 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar në rast. Ndaj doktorit dhe dy infermierëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore dhe po ndaj të njëjtëve kam kërkuar inicimin e procedurës disiplinore”, shkruan dr.Kurteshi.

Postimi i tij i plotë:

SUPERSKANDAL

Reagim publik

-Të nderuar qytetarë të Gjilanit

-Ju njoftojë se jap dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në “Dr.Nagip Rexhepi” -Gjilan. Për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve.

Ftoj Prokurorin e Shtetit të hetojë rastin.

Shkaku i superskandaleve është se mjeku i Urgjencës nuk i përgjigjet thirrjes së pacientit për ndihmë (nuk shkon fare); për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë

Infermierë të Urgjencës në orarë të punës janë vërejtur duke pirë kafe në një kafiteri pranë QKMF-së.
Kam organizuar mbledhje të Urgjencës për të shprehur shqetësimin për këto raste dhe kam ftuar drejtorin e QKMF-së, zëvendësdrejtoreshën, kryeshefen, kordinatoren e cilësisë për të marrë pjesë.

Dhe për çudi. Ata NUK KANË ARDHUR ?!

Kanë kaluar gati 1 muaj, ndërsa drejtori i QKMF-së HESHT.

Jo më larg se para 2 ditësh më thotë se është përgatitur shkarkimi juaj?!

* Cilin shkarkim, për mbulimin e skandaleve të njëpasnjëshme të institucionit shëndetësor që po “mirëmenaxhohet”?
* Apo shkarkimin për të heshtur bashkë me ju?!

Kryetari i Komunës, Drejtoresha e Drejtoratit të Shëndetësis, Drejtori i QKMF-së “Dr.Nagip Rexhepi” dhe komplet menaxhmenti HESHT!

Po si duket nuk ju ka bërë përshtypje humbja e jetës së njeriut, neglizhenca mjekësore, mospërmbushja e detyrave të punës nga disa puntorë, mosveprime që kanë shkaktuar pasoja dhe aq më pak që gjitha këto raste i kam paraqitur me kohë, dhe nuk keni marrë mundin as të përgjigjeni përmes një letre të vetme. E çuditëshme!!!

1. Me datën 29.06.2024, një ankues mashkull është paraqitur në urgjencën e QKMF-së me ankesë se ka thirrur shërbimin e Urgjencës në orën 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar në rast. Ndaj doktorit dhe dy infermierëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore dhe po ndaj të njëjtëve kam kërkuar inicimin e procedurës disiplinore.

Rasti është lënë në dorë të ekipit pasardhës, pa një adresë dhe numër telefoni për personin që ka telefonuar. Nuk janë informuar saktësisht kur është bërë thirrja dhe është shtrembëruar e vërteta. Ekipa pasardhëse ka hasur në rezistencë të familjarëve të pacientit për shkak të vonimit tuaj dhe gjendja e familjarit tonë është përkeqësuar
Për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë.

Po i njejti mjek publikishtë përdorë fjalor të palejueshëm sipas kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, ftojë Odën e Mjekëve të Kosovës të reagojnë ndaj sjelljes së padenjë, duke cënuar përsonalitetin dhe dinjitetin tim
Kjo fyerje publike është e papranueshme dhe shkel drejtësinë dhe respektin bazik që duhet të mbizotërojë në mjedisin tonë shëndetësor. Në emailin e dërguar OMK-së nuk kam marrë përgjigje?

2. Kam hasur raste mospërmbushjeje të detyrave të punës nga infermierë të Urgjencës, në orarë të punës duke pirë kafe në një kafiteri në afërsi të QKMF-së. Ndaj të njëjtëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore.

3. Ndaj infermierës kryesore në Urgjencë është marr vërejtje me shkrim për shkelje disiplinore, për moszbatimin e urdhëresës nga ud.Drejtori i QKMF-së nr. 04-982 sipas legjislacionit në fuqi

Të gjitha këto i kam trajtuar me takt pa cënuar dinjitetin e asnjërit dhe duke njoftuar autoritetin drejtues të institucionit

Mungesa e pjesëmarrjes së menaxhmentit në mbledhje e organizuar tregon një mungesë serioze të përkushtimit për të adresuar problemet aktuale dhe për të siguruar cilësi të lartë në shërbimin tonë shëndetësor.

Kam njoftuar Kryetarin e Komunës, Drejtoreshën e Drejtoratit të Shëndetësis për zhvillimet përmes emailit në të njëjtën kohë me menaxhmentin e QKMF-së, por si duket, nuk i intereson shëndetësia, apo të paktën, kurrë nuk kanë pasur interes për ngritjen e cilësisë, llogaridhënien, përgjegjësinë dhe respektimin e ligjit?!

A thua se sa pak vlen jeta e njeriut?!

Sigurisht që koha e gjatë e punës në këtë frymë, duke mosdhënë llogari, papërgjegjshmëri totale, mospërmbushje të detyrave të punës, zgjon pakënaqësi dhe nuk shihem si bashkëpunëtor i mirë, sepse nuk dëshirojnë të punojnë sipas ligjit. Gjë të cilën nuk do ta lejoj për askënd.

Kryetari i Komunës HESHT?!

Drejtoresha e drejtoratit të shëndetësisë HESHT?!

Kujt po i pengojnë vlerat, profesionalizmi, vullneti, përkushtimi im për të ndërtuar institucione shëndetësore publike ku shëndeti i pacientit ka prioritet?!
Në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e mia si shef i Urgjencës, detyrimi im është të respektoj ligjin, të menaxhoj mirë pasurinë shtetërore, të jem i përgjegjshëm dhe transparent.
Të gjitha këto detyrime që kam mbi veten, ndjej obligim të ju siguroj se cilësia e kujdesit dhe besimi i publikut do të mbeten të pacenuar.

Shërbimi i Urgjencës veqanërishtë punëtorët e Urgjencës janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe profesionalizmit, ju bëjë thirrje qytetarëve që mos të humbin besimin nga këto raste dhe individë të caktuar që nuk përmbushin detyrat e tyre të punës sepse janë një pjesë e vogël, në urgjencë ka heronjë të vërtetë dhe japin kontributin e tyre të paparë, ne duhet të jemi mirënjohës dhe të kujdesemi që ata të kenë kushtet dhe respektin që meritojnë për të vazhduar punën e tyre me dinjitet dhe devotshmëri. Ata nuk hezitojnë të dalin në krye të detyrës, duke ofruar ndihmë të menjëhershme dhe kujdes të shpejtë për pacientët në momente kritike të jetës. Urgjenca nuk ka orar, nuk ka kohë për diskutime të tepërta. Na kërkon të vendosim shpejtë në thirrje dhe të bashkëpunojmë me qëllim për t’i shërbyer mirë qytetarëve tanë. Besimi i tyre në ne nuk është një privilegj, por një përgjegjësi që duhet të mbajmë me kujdes dhe nder.
Qëllimi im është forcimi i kapacitetet tona dhe rritjen e aftësinë tonë për t’u përgjigjur në mënyrë të shpejtë dhe efektive në rastet Urgjente. Kështu që, le të punojmë së bashku, të ndajmë një synim të përbashkët, dhe të rrisim besimin e qytetarëve tanë

Nga të gjitha këto që u thanë më lart, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm që edhe unë t’i bashkangjitem eksodit të largimit të rinisë së kualifikuar dhe ta lë atdheun tim, e gjithë dijen time dhe kontributin tim ta jap në një shtet të Evropës, i cili është duke na pritur krahëhapur, por përkundër gjithë kësaj, duke mos qenë asnjëherë i qetë në brendësinë time se si po e lë udhëheqjen e institucioneve publike shëndetësore

Me respekte
Dr.Leotrim Kurteshi