Pa gola por me plot raste pjesa e parë e finales mes Prishtinës e Llapit

Pa gola por me plot raste pjesa e parë e finales mes Prishtinës e Llapit


45’ Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit. Pavarësisht që pjesa e parë përfundoi pa gola, të dyja skuadrat patën raste shumë të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin. Në 45 minutat e para, Prishtina ishte ajo që dominoi, teksa Llapi u mundua që ta ndëshkonte ekipin nga kryeqyteti përmes kundërsulmeve, por pa sukses.

35’ Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë deri në fund të pjesës së parë, ku të dyja skuadrat po vazhdojnë të rrezikojnë portën kundërshtare, por rezultati mbetet ende i pandryshuar.

30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë nga finalja mes Prishtinës e Llapit. Në këto 30 minuta, është zhvilluar lojë e zjarrtë nga të dyja skuadrat, ku Prishtina po vazhdon ta rrezikojë portën kundërshtare, por që s’kanë arritur ta çojnë topin në rrjetë.

24’ Prishtina po vazhdon që të insistojë me raste, ku këtë herë ishte Krasniqi i cili gjuajti fort, por goditja e tij për fatin e Llapit shkoi jashtë.

24’ Në anën tjetër, Llapi u mundua që me një kundërsulm ta rrezikonte portën e “Plisave” por gjuajtja e Ramadanit u ndal nga mbrojtësit e Prishtinës.

21’ Edhe një mundësi tjetër e artë për Prishtinën, ku Gnapi nuk arriti që të realizonte në portën e zbrazet.

19’ – Prishtina pati një tjetër mundësi të mirë për të avancuar, por goditjen e fuqishme e ndali portieri i Llapit, Qoriq.

15′ – Kanë kaluar 15 minuta lojë në finalen mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”. Deri më tani, është skuadra e Llapit ajo që po e ka posedimin, teksa Prishtina pati dy raste mjaft të mira por rezultati mbeti i pandryshuar.

1′ – Ka nisur finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit. Të parët që luajnë me topin janë Prishtina. /Klan Kosova