OVLUÇK-ja: Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVLUÇK-së, ka reaguar ndaj arrestimeve të Speciales, duke theksuar se kjo gjykatë po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Kinaku në Facebook.