
OVLUÇK-ja forcon bashkëpunimin me Veteranët Amerikanë
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka pritur në takim Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga Ryan Gallucci, drejtor ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington.
OVLUÇK-ja ka njoftuar se gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, i ndau Whitmore një mirënjohje.
“Takimi u mbajt në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë, duke riafirmuar lidhjet e vazhdueshme ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka njoftuar OVLUÇK.
