
OVL-UÇK në Pejë ndërmerr nismë për pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së
Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Pejë, ka shpallur nismën për përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së në Komunën e Pejës.
“Kjo iniciativë vjen si nevojë për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të respektuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për liri dhe për të ndarë me përgjegjësi e drejtësi emrin e shenjtë të luftëtarit të UÇK-së. Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët dhe strukturat lokale që të jenë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët, për të ruajtur të pastër historinë dhe të shenjtë kontributin e secilit luftëtar të vërtetë”, është theksuar në njoftimin e OVL-UÇK-së në Pejë.