HomeAktualeOVL-UÇK fokuson veprimtarinë në diplomaci dhe përjashton nga organizata Skënder Llugiqin

OVL-UÇK fokuson veprimtarinë në diplomaci dhe përjashton nga organizata Skënder Llugiqin

spot_img

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se do ta fokusojë veprimtarinë e saj në rrafshin diplomatik dhe institucional, në lidhje me proceset që po zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një komunikatë për opinionin publik, OVL-UÇK ka njoftuar se Kryesia, e dalë nga Kuvendi i 5-të i organizatës, i mbajtur në janar të vitit 2025, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh dhe iniciativash kundër asaj që e konsideron si padrejtësi në proceset e Gjykatës Speciale.

Sipas OVL-UÇK-së, organizata ka adresuar rreth 300 letra te personalitete të ndryshme ndërkombëtare, prej të cilave 285 u janë dërguar anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Po ashtu, thuhet se janë zhvilluar takime me shumicën e ambasadorëve të vendeve mike të akredituar në Kosovë, si dhe me kryetarët e partive politike, me përjashtim të kryetarit të LVV-së.

OVL-UÇK ka përmendur edhe takimet e zhvilluara me përfaqësues ndërkombëtarë në Parlamentin e Zvicrës, Parlamentin Evropian dhe Vatikan, si dhe takimin me kryetaren e Veteranëve të SHBA-së, Carol Whitmore.

Organizata ka bërë të ditur se ka organizuar edhe një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime, i cili, sipas saj, është dorëzuar në Gjykatën Speciale më 6 maj 2026, me kërkesë për drejtësi dhe trajtim të drejtë të proceseve ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në komunikatë janë renditur edhe disa nga protestat dhe aksionet e organizuara në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci.

Duke iu referuar protestës së paralajmëruar për 12 shtator, OVL-UÇK ka njoftuar se ka marrë vendim që aktivitetin e saj ta përqendrojë në rrafshin diplomatik dhe institucional, ndërsa do të marrë pjesë edhe në aktivitetet e tjera që do të organizohen deri më 16 shtator.

“Ky vendim është marrë duke u bazuar në qëndrimin tonë të pandryshuar që nga themelimi i Gjykatës Speciale, pasi kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se ajo është një gjykatë politike dhe se proceset e saj vazhdojnë të jenë të ndikuara politikisht”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇK-së.

Sipas organizatës, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit dhe mundësinë e një vendimi me karakter politik, veprimtaria do të fokusohet në diplomaci dhe institucione.

Në të njëjtën mbledhje, Kryesia e OVL-UÇK-së ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skënder Llugiqi nga organizata. Sipas komunikatës, vendimi është marrë në bazë të Statutit të OVL-UÇK-së, për shkak të deklaratave publike të Llugiqit kundër gjeneralit Ramush Haradinaj, të cilat Kryesia i ka vlerësuar si shkelje të Statutit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...