Osmani zhvillon bisedë telefonike me Emirin e Katarit, diskutojnë për heqjen e ndërsjellë të vizave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Osmani ka shkruar në platforëm X se Al Thani është mik dhe aleat i madh i Kosovës.
“Diskutuam marrëdhëniet e shkëlqyera 🇽🇰🇶🇦, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, ka shkruar Osmani.