Osmani viziton nënën Ferdonije

Osmani viziton nënën Ferdonije

Në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të saj, presidentja Vjosa Osmani ka vizituar nënën Ferdonije në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.

“Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë”.

“Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka theksuar se dhimbja e saj është edhe e jona. “Kauza e saj është edhe e jona. Dhimbje e kauzë e gjithë Kosovës”, ka shkruar Osmani.