
Osmani viziton kompaninë Speeex, e cila ka punësuar mbi 2 000 veta
Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar dje kompaninë Speeex.
“Takova vajza e djem të kësaj kompanie që operon në Prishtinë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj dhe e cila ka hapur dyert për mbi 2 mijë të punësuar”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka theksuar se nga Zvicra në Kosovë, kompania Speeex është një shembull i suksesit e frymëzim për të gjithë!.
“Platforma dixhitale e inovative e Speeex, EEEXPLORE Kosova, i drejtohet mërgatës sonë, duke paraqitur mundësi të panumërta për kthimin e potencialit të të rinjve tanë kudo në botë dhe ofron jo vetëm vende pune, por edhe rrugë për zhvillimin e aftësive, si dhe shanse për të kontribuuar në përparimin e vazhdueshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë”, ka deklaruar Osmani.