Osmani vizitoi familjen e ish-presidentit Rugova: E kemi borxh ta çojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka qenë sot për vizitë të familja e presidentit historik, Ibrahim Rugovës, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Rugova punoi për Kosovën deri në frymën e fundit.
“Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova”.
“Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik!”, ka thënë Osmani.