Osmani: Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës
E para e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë të rënë për popullin e Kosovës kur rrezikohej shfarosja.
Këtë deklaratë presidentja e tha para medieve pas homazheve tek varri i Rugovës.
Ajo tha se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës.
“Ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikes dimensionin human të saj, dimension që fatkeqësisht i mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politik bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha presidentja.