Osmani, ushtarëve të FSK-së: Po dëshmoni çdo ditë se Adem Jashari jeton në secilin prej jush
Presidentja Vjosa Osmani, u tha ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së se secili prej tyre po e dëshmon se komandanti legjendar Adem Jashari jeton në secilin prej tyre.
“Të dashur ushtarë, nënoficer, dhe officer, ju me angazhimin tuaj vetëmohues, me shërbimin tuaj të shquar dhe nivelin e lartë të disiplinës dhe profesionalizmin, po dëshmoni se keni mishëruar në personalitetin dhe karakterin tuaj vlerat më të larta”, tha ajo.
“Po dëshmoni çdo ditë se Adem Jashari jeton në secilin prej jush, dhe se amantin e tij do ta ruani në çdo pëllëmbë të Kosovës”, shtoi Osmani mes tjerash, raporton Klankosova.tv.
Ajo kështu u shpreh në ceremoninë që po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.