Osmani udhëton për në Gjermani, takohet me Steinmeierin
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me homologun e saj gjerman, Frank Walter-Steinmeier.
E para e shtetit do të ketë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë, teksa do të marrë pjesë edhe në edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin.
“Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”, thuhet në njoftim.
Osmani, vizitën zyrtare në Gjermani me ftesë të Steinemierit e pati realizuar në shtator të vitit 2021, ku ishte pritur me nderime ushtarake.