Osmani takon Valtonen: Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!

Osmani takon Valtonen: Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot në Prishtinë ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Osmani në një postim në “Facebook” ka shkruar se Kosova dhe Finlanda do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore.

“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura! Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, ka shkruar Osmani.