Osmani takon Tërnavën, vlerëson  kontributin e BIK-ut në kultivimin e harmonisë ndërfetare

Osmani takon Tërnavën, vlerëson  kontributin e BIK-ut në kultivimin e harmonisë ndërfetare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin diskutoi për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj.

Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon. Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.