Osmani takon sekretarin amerikan të marinës, Carlos del Toro
Me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, Carlos del Toro, presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Rhode Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Momente si këto janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, ka shkruar Osmani në Facebook.