
Osmani takon Ramën, flasin për përpjekjet e përbashkëta
Presidentja Vjosa Osmani në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. ka takuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Me kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka theksuar Osmani në Facebook.