Osmani takon në Dallas presidentin e Liberisë, bisedojnë për zgjerim të bashkëpunimit

Osmani takon në Dallas presidentin e Liberisë, bisedojnë për zgjerim të bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentin e Liberisë, Joseph Boakai.

“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.