Osmani takon Macronin, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Osmani takon Macronin, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar dje presidentin francez, Emmanuel Macron.

Osmani takoi presidentin francez gjatë qëndrimit të saj në Britani të Madhe për Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Dje, me presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka shkruar Osmani në rrejtët sociale.