Osmani takon homologun bullgar, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani takon homologun bullgar, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Në takimin e sotëm në Sofje, më  shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”, ka theksuar Osmani në Facebook.