Osmani takon Hillaryn

Osmani takon Hillaryn

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Itali në në “Global Women Leaders Summit” ka takuar edhe ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues:.

“Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Facebook.