Osmani takohet me Mitsotakis: Rikonfirmova përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është takuar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në samitin e Komitetit Politik Evropian.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se e ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë.
“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Osmani.