HomeAktualeOsmani takohet me kancelarin e Universitetit të Oxfordit, Lord William Hague

Osmani takohet me kancelarin e Universitetit të Oxfordit, Lord William Hague

spot_img

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Lord William Hague, kancelarin e Universitetit të Oxfordit, gjatë qëndrimit të saj në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi, Osmani ka vlerësuar kontributin e Hague në mbështetje të Kosovës, duke theksuar se ai ishte një nga përkrahësit më të fuqishëm të vendit gjatë karrierës së tij politike.

Ajo ka rikujtuar veçanërisht mbështetjen e tij në kohën kur Kosova mbrojti pavarësinë e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), kur Hague shërbente si sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe angazhimin e tij ndër vite në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik.

Sipas Osmanit, takimi ishte një mundësi e veçantë për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe për të diskutuar për historinë e Kosovës, sfidat me të cilat është përballur dhe aspiratat e saj për të ardhmen.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, mbrojtjes së së vërtetës së saj dhe angazhimit për krijimin e më shumë mundësive për qytetarët.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...