Osmani takohet me Bersetin e KiE-së, flasin për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë

Osmani takohet me Bersetin e KiE-së, flasin për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Osmani thotë se ata diskutuan për mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka thënë ndër të tjera e para e vendit.