Osmani: Sllovenia, mbështetëse e fortë e Kosovës në rrugën euroatlantike
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj Natasha Pirc Musar, dhe popullin slloven për ditën shtetërore.
Osmani tha se “Sllovenia ka pasur arritje të jashtëzakonshme”.
Ajo shprehu falënderim për shtetin slloven për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, shkroi ajo në “X”.