
Osmani: Siguria garantohet me angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş.
Ajo ka falënderuar për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.
“Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, e në veçanti përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
