Osmani: Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën

Osmani: Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën

Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka shkruar në Facebook se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët.