Osmani shkruan për takimet që pati në Forumin Diplomatik në Antalya

Osmani shkruan për takimet që pati në Forumin Diplomatik në Antalya

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, Musalia Mudavadi, Jordanisë, Ayman Safadi, të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, Bakary Yaou Sangaré.

Osmani ka thënë se të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë.

“Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja”.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.