Osmani: Rritja ekonomike, punësimi dhe fuqizimi i prodhimit vendor, çelësi i suksesit për shtetin

Osmani: Rritja ekonomike, punësimi dhe fuqizimi i prodhimit vendor, çelësi i suksesit për shtetin

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se rritja ekonomike, punësimi dhe fuqizimi i prodhimit vendor janë çelës i suksesit për prosperitetin e familjeve dhe shtetit tonë.

“Albi Mall në Gjilan, biznes familjar, i cili përfaqëson frymën sipërmarrëse të popullit dhe shtetit tonë, ka krijuar 500 vende të reja pune vetëm në Gjilan e mbi 1700 vende të reja në mënyrë indirekte nëpërmjet bashkëpunimit me biznese të tjera e prodhues vendor”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shtuar se duke ndërtuar lidhje të forta ekonomike me qytetarët nga Lugina e Preshevës, biznese si Albi Group po i hapin rrugë bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.