Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt familjes së bashkuar evropiane
Presidentja Vjosa Osmani në takim me presidenten Ursula von der Leyen, e ka uruar për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ka ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për të ecur, bazuar në merita, drejt familjes së bashkuar evropiane.
“Së bashku diskutuam Planin e Rritjes dhe agjendën tonë të reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro. Në këtë frymë, ritheksova edhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës, nga të cilat më së shumti po dëmtohen qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.