Osmani: Raporti i Bakoyannis rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë në KiE

Osmani: Raporti i Bakoyannis rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë në KiE

Sot mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës.

Në takimin e këtij komitetit pritet të votohet raporti i Dora Bakoyannis, raportuese për Kosovën në këtë Këshill.

Në lidhje me këtë ka folur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka potencuar se ky raport rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Osmani vuri në pah se janë angazhuar të gjithë që që të mbështetet siç tha ajo, kjo kauzë e qytetarëve të Kosovës.

“Përmbajtja e raportit rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës me të drejta të barabarta sikurse gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Evropës, ajo çka do të ndodhë sot është procedurë”, u shpreh Osmani.

“Kjo mbledhje është ftuar që ky raport të miratohet dhe pastaj të procedohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

“Nuk mund të paragjykojnë rezultatin sepse kjo është në vullnetin e deputetëve individual të shteteve që marrin pjesë sot në komitet”.

“Kosova ka ndërmarr të gjitha hapat që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim. Nëse sot kalon me sukses në mes të prillit do të mbledhja e gjithë asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, nëse i marrim votat e nevojshme aty rekomandohet anëtarësimi. Ky rekomandim kalon në komitetin e ministrave për mbledhjen e muajit muaj dhe aty vendoset për anëtarësimin përfundimtar”, shtoi ajo.

“Janë disa hapa që kanë mbetur, të gjitha nivelet e Kosovës janë angazhuar me deputetët dhe jemi duke biseduar me shtetet në veçanti, presim rezultatin, me shpresë që do të mbështetet kjo kauzë e qytetarëve të Kosovës”.