Osmani priti në takim ambasadorin gjerman, diskutuan për formimin e qeverisë së re 

Osmani priti në takim ambasadorin gjerman, diskutuan për formimin e qeverisë së re 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në këtë takim, u diskutua për ngjarjet e fundit politike në vend, përfshirë zhvillimet në drejtim të konsolidimit institucional, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe funksionalitetit demokratik.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për formimin e qeverisë së re gjermane, me ç’rast Osmani ka shprehur bindjen se përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të mbetet prioritet edhe në këtë kapitull të ri politik në Berlin.

Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Presidentja Osmani vlerësoi gjithashtu rolin e Gjermanisë si mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane të Kosovës dhe e theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në kuadër të institucioneve të BE-së.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe edicionit të sivjetmë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në Prishtinë, si dhe bashkëpunimit të rregullt drejt avancimit të kësaj agjende.