Osmani pret shefin e EULEX-it, temë diskutimi siguria

Osmani pret shefin e EULEX-it, temë diskutimi siguria

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.