
Osmani pret në takim William Walkerin
“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.
Osmani ka theksuar se Walker është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi.
“Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë”, ka shkruar Osmani.
