
Osmani pranon Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”
“Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.
Ajo ka pohuar se dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri. Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”, ka shkruar e para e shtetit.