
Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës së Abrisë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së Abrisë.
Ajo ka thënë se 26-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç.
“Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi. Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!”, ka theksuar Osmani në deklaratën për medie.