Osmani përfaqëson sot Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Tiranë të Shqipërisë në mbrëmjen e së martës.
Ai do të pritet sot nga kryeministri Edi Rama, duke filluar nga ora 09:00.
Në Samitin e parë mes Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë, e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga presidenca.
Ndërkohë, pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X”, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën.