Osmani pas takimit me Bidenin: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar sërish një fotografi ku shihet pranë presidentit amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA-së, Jill Biden.
Ajo përmes një postimi në Facebook, krahas kësaj fotografie u shpreh se kjo është aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë.
Osmani gjithashtu shprehur falënderimin e saj për Bidenin dhe Zonjën e Parë për siç tha ajo, mikpritjen dhe bashkëbisedimin.
“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë. Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin”, shkroi tutje Osmani.