
Osmani nis vizitën shtetërore në Zvicër: Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë shtetërore në Zvicër.
Ajo u prit me nderime të larta shtetërore nga homologja e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter.
Osmani e falënderoi atë për mikpritjen.
“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter!”, tha Osmani.
“Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!”, u shpreh Osmani në Facebook.