Osmani në kullën e Haradinjave për Epopenë e Dukagjinit, i pranishëm dhe Rifat Jashari

Osmani në kullën e Haradinjave për Epopenë e Dukagjinit, i pranishëm dhe Rifat Jashari

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në 27 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Pas homazheve ajo qëndroi edhe Kullën e Haradinajve ku u prit nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Në kullë ndodheshin edhe Rifat Jashari e Bekim Jashari e shumë familjarë të dëshmorëve, por edhe bashkëluftëtarë.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete në atë që njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.